string(93) "rama-voto-numrin-5-ne-11-maj-qe-te-ndezim-yllin-e-shqiperise-ne-qiellin-e-europes-se-bashkuar"

Rama: Voto numrin 5 në 11 maj, që të ndezim yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 10:19

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e procesit të integrimit europian për Shqipërinë, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Ai e ka cilësuar votën për PS-në si një hap drejt arritjes së pasaportës europiane për shqiptarët dhe si mundësi për t’i dhënë vendit dhe fëmijëve të Shqipërisë të ardhmen që meritojnë.

Lexo Edhe:

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka apeluar për mbështetje duke thënë: “Voto 5, për të ndezur yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar”. Ai gjithashtu theksoi: Kjo është mundësia jonë për të nderuar të parët tanë dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për fëmijët e fëmijëve tanë”.