Kryeministri, Edi Rama njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste përsëriti sot apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë në sofrën e madhe të qytetërimit demokratik.
Rama ndau në rrjetet sociale një skicë të statujës së Skënderbeut, në krah të simboleve të qyteteve europiane e të SHBA-së, si Statuja e Lirisë, Kulla Eiffel, Big Ben, Kulla e Pizës etj“Voto 5. Bashkoje votën tënde me mua e me PS-në, për Shqipërinë që meriton vendin e saj si e barabartë mes të barabartësh, në sofrën e madhe të qytetërimit demokratik”, shkruan Rama.