string(73) "ramabaja-koalicioni-vv-nisma-ne-proces-behet-publiku-me-se-largu-te-henen"

Ramabaja: Koalicioni VV- NISMA në proces, bëhet publiku më së largu të hënën

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 20:28

Analisti Sadri Ramabaja, ka thënë se të hënën do të ketë koalicion formal VV-NISMA.

Këtë deklaratë ai e dha në MCN TV të Shqipërisë, ku tha se vështirë të dështojë formimi i Qeverisë.

Lexo Edhe:

“Është në proces përfundimi koalicioni formal me Nismën Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj. Dhe më së largu deri ditën e hënë bëhet publike marrëveshja. Gjasat që të dështojë formimi i qeverisë në tentativën e parë janë tepër të vogla”, ka thënë Ramabaja.

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për të formuar Qeverinë dhe i duhet një koalicion paszgjedhor. /Gazeta Express