Ramadani i artë, Suma i bronztë në Ballkanikun U20 në Sallë - Gazeta Express
string(58) "ramadani-i-arte-suma-i-bronzte-ne-ballkanikun-u20-ne-salle"

Sport

Gazeta Express

13/02/2021 15:05

Ramadani i artë, Suma i bronztë në Ballkanikun U20 në Sallë

Sport

Gazeta Express

13/02/2021 15:05

Muhamet Ramadani ka konfirmuar edhe një herë dominimin në Kampionatin Ballkanik të Sallës U-20, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Ramadani fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kg.

Në të njëjtën disiplinë, në podium si medalist i bronztë u ngjit edhe Alaudin Suma, për të cilin ishte medalja e parë në hedhje të gjylës në nivel të tillë.

Për Ramadanin ishte medalja e tretë e artë në Ballkanik për grupmoshën U-20.

Dy të tilla i fitoi vitin e kaluar.

KOK përgëzon suksesin e Ramadant dhe Sumës, si dhe iu uron fat dhe suksese atletëve tjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement