Me rastin e nisjes së zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete, analisti Burim Ramadani, thotë se “koncesioni për njohjen e dokumenteve të strukturave ilegale të Serbisë është edhe i gabueshëm, edhe i papranueshëm, edhe anti-kushtetues”.
Ai deklaron se “për më shumë, as nuk ka vendim Qeverie dhe as ndryshim ligji nga Parlamenti për këtë koncesion ndaj Serbisë”.
Sipas Ramadanit, “Kurti – duke mos marrë vendim zyrtar, por vetëm urdhër goje – i shmanget kështu dërgimit të rastit në Gjykatë Kushtetuese, sepse kjo do të dilte qartë shkelje kushtetuese”.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...