Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani ka reagur pas aksionit dhe detajeve të sotme nga policia e Kosovës mbi vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Ramadani tha se nëse vërtetohen pretendimet aktuale kjo është situatë serioze dhe alarmante.
“Vrasja e Policit në Kaçanik, sipas kësaj, duket kërcënim ndaj shtetit.
Terrorizmi është i patolerueshëm në secilin lloj të manifestimit të tij”, shkroi mes tjerash.
Postimi i plotë:
Nëse vërtetohen pretendimet aktuale të Prokurorisë dhe Policisë në rastin e vrasjes së Rreshterit Muhamet Lika në Kaçanik, atëherë kjo situatë është edhe serioze, edhe alarmante.
Aftësia e organizimit në grup të tillë nga njerëz me të kaluar kriminale dhe ekstremiste paraqet rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare.
Vrasja e Policit në Kaçanik, sipas kësaj, duket kërcënim ndaj shtetit.
Terrorizmi është i patolerueshëm në secilin lloj të manifestimit të tij.
Përshëndes punën e Prokurorisë dhe Policisë, që meritojnë mbështetje vazhdimisht.