string(92) "ramadani-shperthimet-ne-zvecan-dhe-ikja-e-dodik-ne-rusi-indikacione-per-rritje-te-tensioneve"

Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 12:11

Zhvillime të shumta po ndodhin këto ditë në rajon.

Ikja e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Rusi, e zhvillimet e mbrëmshme në Zveçan në veri të Kosovës, po shihen si indikacione për tensionim të situatës së sigurisë.

Lexo Edhe:

Kështu të paktën është shprehur ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani.

“Dodik në Rusi e shpërthimet në Zveçan indikacione për tensionime të sigurisë. Janë javë që mund të kthejnë rreziqet e sigurisë në shkallë më të gjerë dhe me pasoja serioze”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar se Kosova nuk guxon të mbetet në vakuum institucional.

“Shteti i Kosovës nuk guxon të mbetet në vakuum institucional, derisa pakënaqësia qytetare për rritjen e çmimit të rrymës është duke u rritur”, ka shkruar Ramadani.

Mbrëmë në Zveçan ka ndodhur një shpërthim në zyret e reja të postës, ku janë hedhur dy granata dore. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit janë evakuuar banorët e asaj pjese.

“Njësitet policore relevante pasi kane dalë në vend të ngjarjes dhe kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku në lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa banorët janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar”, njoftoi policia.