string(108) "ramadani-te-rivendoset-partneriteti-me-shba-ne-siguria-e-mbrojtja-jane-ceshtje-urgjente-per-tu-bashkerenduar"

Ramadani: Të rivendoset partneriteti me ShBA-në, siguria e mbrojtja janë çështje urgjente për t’u bashkërenduar

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 7:22

Pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të thirrur nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ku u ngritën akuza për ndërhyrjet e Serbisë në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, ka reaguar eksperti i sigurisë Burim Ramadani.

Ramadani, ndërsa pranoi se nuk duhet minimizuar rrezikimi i sigurisë kombëtare nga Serbia, vuri në pah domosdoshmërinë e rivendosjes së partneritetit me SHBA-në dhe ndërtimin e një platforme të përbashkët me shumicën shqiptare.

Lexo Edhe:

“Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që shumica shqiptare – të cilën qytetarët e kanë mbështetur për ta ndrruar udhëheqjen shtetërore – të ulet së pari brenda vetes e ta ndërtojë platformën e përbashkët. Njëkohësisht, ta ri-vendos partneritetin me SHBA-në në siguri dhe mbrojtje. Siguria e mbrojtja janë çështje urgjente për t’u bashkërenduar!”