Sergio Ramos mund ta ketë zhvilluar El Clasicon e fundit në karrierën e tij të bujshme, pasi ka gjasa që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, sipas mediave në Spanjë.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ishte në anën e fituesve në atë që mund të ketë qenë El Clasico e fundit kundër Barcelonës për të, sipas Don Balon, përcjell Gazeta Express.
Mediumi spanjoll pretendon se qendërmbrojtësi spanjoll mund t’i thotë lamtumirë Madridit këtë verë.
Ramos, i cili i mbush 34 vjet në fund të këtij muaji, ka kontratë vetëm edhe një vjet me Realin dhe po e mendon largimin nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni.
Ai, megjithatë, ndien se ende është në gjendje të mirë fizike për ta udhëhequr mbrojtjen e të bardhëve. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...