Rangnick mohon se ka arritur marrëveshje me Milanin: “Janë gënjeshtra” - Gazeta Express
string(67) "rangnick-mohon-se-ka-arritur-marreveshje-me-milanin-jane-genjeshtra"

Gazeta Express

10/04/2020 17:35

Rangnick mohon se ka arritur marrëveshje me Milanin: “Janë gënjeshtra”

Gazeta Express

10/04/2020 17:35

Ralf Rangnick ka mohuar se ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i Milanit.

Ishte raportuar se Rangnick është pajtuar me kushtet dhe se do të marrë drejtimin e Milanit për sezonin e ardhshëm, derisa bisedimet i kishte nisur Boban para largimit në mars.

Por, ish bosi i RB Leipzig ka mohuar gjithçka.

“Nuk ka asgjë lidhur me këtë”, tha ai për MDR.

“Një kohë ka pasur disa fjalë, por një deklaratë e tillë (që ka arritur marrëveshje me Milanin) nuk korrespondon me realitetin”.

Aktualisht, Stefano Pioli është trajner i Milanit, por nuk ka arritur të rikthejë shtatë herë kampionët e Evropës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement