Drilon Hazrollaj është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Rapidit të Bukureshtit.
Kjo u bë e ditur nga vet faqja zyrtare e klubit rumun, shkruan Gazeta Express.
“Driloni është këtu”, shkruhej në njoftimin e ekipit rumun.
Drilon Hazrollaj deri sot ishte pjesë e Malishevës, ekip me të cilin bëri bujë të madhe dhe arriti të shpërfaqë potencialin që kishte.