string(54) "raport-hulumtues-shqyrtim-kritik-i-lektyrave-shkollore"

Raport hulumtues: Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore

Arte

Gazeta Express

22/04/2025 14:42

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, ETEA organizon konferencë për publikimin e gjetjeve të raportit hulumtues: Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore, nesër më 23 prill nga ora 10:00, në Qendren “Libart”.

Raporti ofron një Analizë Kritike të Diskursit (AKD) mbi tekstet letrare që rekomandohen për lexim në nivelin e mesëm të ulët të arsimit në Kosovë, duke vënë në pah diskurset gjinore, nacionaliste dhe raciste, gjuhën diskriminuese dhe përjashtuese që shpeshherë përçohet përmes tyre.

Lexo Edhe:

Ngjarja është e hapur për publikun dhe synon të nxisë debat profesional e qytetar për rolin e letërsisë në formësimin e mendimit dhe vlerave të gjeneratave të reja.

Të mirëpritur janë studiues, nxënës, mësimdhënës, prindër, studentë, botues dhe të gjithë të interesuarit për arsim dhe letërsi!

AGJENDA

10:00 – 10:15 Pritja e pjesëmarrësve
10:15 – 10:20 Fjala hapëse – Agon Ahmeti, drejtor ekzekutiv në ETEA
10:20 – 10:40 Prezantimi i raportit – Uranela Demaj, autore e raportit
10:40 – 11:00 Kontribute nga panelistët:
Sibel Halimi, drejtore e kulturës në Komunën e Prishtinës dhe njohëse e çështjeve gjinore
Bahtije Gërbeshi Zylfiu, profesore në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës
Naime Beqiraj, drejtore në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”
Bekim Morina, hulumtues në Institutin Pedagogjik të Kosovës
11:00 – 11:30 Diskutim i hapur me audiencën