Raporti i OBSH - Në një vit vdiqën 2.6 mln njerëz nga alkooli - Gazeta Express
string(59) "raporti-i-obsh-ne-nje-vit-vdiqen-2-6-mln-njerez-nga-alkooli"

Raporti i OBSH – Në një vit vdiqën 2.6 mln njerëz nga alkooli

Shneta tjera

Gazeta Express

25/06/2024 20:59

Ka pasur 2.6 milionë vdekje të lidhura me alkoolin në të gjithë globin në vitin 2019, dhe Evropa kishte shkallën më të lartë të vdekjeve, sipas një raporti të ri të OBSH.

Njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin nga problemet e lidhura me alkoolin në Evropë se kudo tjetër, sipas raportit të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Në nivel global, pati 2.6 milionë vdekje të lidhura me alkoolin në vitin 2019, një rënie prej 2.5 për qind nga viti 2010, por ende një shifër “e papranueshme”, sipas Dr. Vladimir Poznyak, i cili drejton njësinë e alkoolit, drogës dhe sjelljeve të varësisë në departamentin e shëndetit mendor dhe substancave të OBSH-së.

Rajoni evropian kishte shkallën më të lartë të vdekjeve të lidhura me alkoolin – 52.9 për 100,000, pak mbi Afrikën 52,2 për 100,000 – si dhe shkallën më të lartë në botë të çrregullimit të përdorimit të alkoolit, me 10.7 për qind, megjithëse prevalenca ka rënë në vitet e fundit.