string(98) "raportohet-per-nje-aksident-ne-rixheve-te-klines-pese-persona-te-lenduar-kater-vetura-te-perfshira"

Raportohet për një aksident në Rixhevë të Klinës – Pesë persona të lënduar, katër vetura të përfshira

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 12:41

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, ndërsa të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e Gashit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen veturat e dëmtuara rëndë pas përplasjes.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti.