Raportohet se Djokovic është arrestuar në Australi, pasi fitoi apelin - Gazeta Express
string(68) "raportohet-se-djokovic-eshte-arrestuar-ne-australi-pasi-fitoi-apelin"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/01/2022 9:26

Raportohet se Djokovic është arrestuar në Australi, pasi fitoi apelin

Sporte tjera

Gazeta Express

10/01/2022 9:26

Novak Djokovic pak orë më parë e fitoi apelin në gjykatën australiane dhe iu lejua hyrja në Australi dhe pjesëmarrja në Australian Open.

Megjithatë, raportet nga Australia jo shumë kohë pasi ai u lirua nga vendi ku po qëndronte raportojnë se tenisti serb është arrestuar.

Avokati që vepron në emër të qeverisë, Christopher Tran, i tha gjykatës se Ministri i Emigracionit, Alex Hawke tani mund të shqyrtojë nëse do të ushtrojë ndërhyrje ministrore dhe të ri-anulojë vizën. 

Gjykatësi Kelly tha se nëse 34-vjeçarit serb i anulohet viza sipas diskrecionit të ministrit, ai nuk do të mund të hyjë në Australi për tre vjet. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement