string(102) "raportohet-se-kandidati-per-deputet-nga-lvv-ka-dale-i-pari-ne-testin-me-shkrim-per-drejtor-te-qksuk-se"

Raportohet se kandidati për deputet nga LVV ka dalë i pari në testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 20:59

Mirsad Shkreta është kandidati i vetëm që kaloi testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

Lexo Edhe:

Rezultatet janë publikuar me kode, por Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda SHSKUK-së që kandidati i vetëm që ka kaluar testin është Mirsad Shkreta, ish-deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe kryetar i degës së kësaj partie në komunën e Hanit të Elezit.

Shkreta ka dal i vetmi kandidat që ka kaluar testin me 65.5 pikë, ndërsa testin nuk e ka kaluar ish-drejtori i QKSUK-së Kastriot Meqa me 47 pikë.

Në test nuk kanë marr pjesë kandidatët Zana Sllamniku-Dalipi, Aida Rexhepi dhe Shqiprim Bajrami. /Gazeta Shneta/