string(75) "raportohet-se-keta-jane-kater-te-arrestuarit-ne-aksionin-e-sotem-ne-kacanik"

Raportohet se këta janë katër të arrestuarit në aksionin e sotëm në Kaçanik

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 9:48

Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati janë katër të arrestuarit në operacionin e Njësisë Kundër Terrorizmit në Kaçanik mëngjesin e të premtes.

Siç raporton Sinjali, të arrestuarit dyshohen për tri vepra penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për qëllime terroriste.

Lexo Edhe:

Aksioni është urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u vra të martën e 1 prillit në Kaçanik.