string(110) "raportohet-se-kurti-eshte-denuar-per-here-te-dyte-me-250-euro-pasi-nuk-shkoi-te-deshmoje-ne-prokurori-speciale"

Raportohet se Kurti është dënuar për herë të dytë me 250 euro, pasi nuk shkoi të dëshmojë në Prokurori Speciale

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 18:58

Gjykata e Prishtinës e ka dënuar për herë të dytë me 250 euro tashmë ish-kryeministrin Albin Kurti për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

KALLXO.com ka mësuar se kjo është herë e dytë  që Albin Kurti është dënuar nga Gjykata e Prishtinës pasi nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës për të dëshmuar në Prokurori.

Lexo Edhe:

Gjoba e dytë vjen pasi herën e parë Kurti ishte gjobitur që nuk është paraqitur për të dëshmuar dhe pas kësaj gjobe përsëri Prokuroria i është drejtuar Gjykatës që të urdhërojë dëshmitarin të paraqitet në objektin e Prokurorisë për të dëshmuar. Gjykata përsëri ka lëshuar urdhër, i cili nuk është përfillur nga Kurti.

Pas këtyre veprimeve, Gjykata ka nxjerrë vendim të dytë duke e dënuar Kurtin sërish me 250 euro.

/Kallxo.com