Mbrojtësi i ri spanjoll, Raul Asencio ka shënuar gol në “Bernabeu” për Real Madridin ndaj Real Betisit.
Mbrojtësi shënoi një gol me kokë në portën e Betisit, në minutën e 56-të për 3-0.
Goli i tij u asistua nga Rodrygo, i cili qe asistimi i dytë i tij sonte.
Raul Asencio goal!
Not your regular Center Back
Two assists for Rodrygo today 🔥
pic.twitter.com/NfP3oRNI7x— H. (@HassanRMCF) January 4, 2026
Rodrygo e asistoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 20-të, i shënuar nga Gonzalo Garcia.
Ky i fundit shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshje, në pjesën e dytë, në minutën e 50-të./GazetaExpress/