Rayan Cherki i magjishëm, Guardiola: Ka ditë që dua ta puth - Gazeta Express
string(57) "rayan-cherki-i-magjishem-guardiola-ka-dite-qe-dua-ta-puth"

Sport

Gazeta Express

27/12/2025 18:46

Rayan Cherki i magjishëm, Guardiola: Ka ditë që dua ta puth

Sport

Gazeta Express

27/12/2025 18:46

Manchester City vazhdoi rrugën e fitoreve në Premier League, duke regjistruar një triumf me 2-1 në transfertë ndaj Nottingham Forest, falë një goli të vonshëm nga Rayan Cherki në minutën e 83-të.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, shprehu emocionet e tij për performancën e francezit, i cili ka pasur paraqitje të shkëlqyera por edhe periudha pasigurie gjatë këtij sezoni:
“Ka momente që i bëj vërejtje dhe momente që dua ta puth – kështu ndjej për të,” tha Guardiola. “Dua t’i lejoj të shfaqë talentin e tij të jashtëzakonshëm.”

Cherki gjithashtu ishte vendimtar në golin e parë të Cityt, duke asistuar për Tijjani Reijnders në minutën e 48-të, para se Omari Hutchinson të barazonte për Forestin gjashtë minuta më vonë. Megjithatë, goli i vonshëm i Cherki dha tri pikët e rëndësishme për qytetarët, duke i dhënë Cityt fitoren e gjashtë radhazi në Premier League dhe një mesazh të qartë për rivalët e titullit.

Guardiola shtoi se kjo fitore është një tregues i diferencës mes sezonit aktual dhe atij të kaluar:
“E di që kujtesa është e dobët, por këto lloj ndeshjesh sezonin e kaluar do t’i kishim humbur 10 herë nga 10,” tha ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement