Reagimi i Real Madridit, pas vdekjes së ish-presidentit nga koronavirusi - Gazeta Express
string(71) "reagimi-i-real-madridit-pas-vdekjes-se-ish-presidentit-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

22/03/2020 8:49

Reagimi i Real Madridit, pas vdekjes së ish-presidentit nga koronavirusi

Gazeta Express

22/03/2020 8:49

Real Madridi e ka nderuar ish-presidentin e vet, Lorenzo Sanz, i cili vdiq të shtunën pas infektimit me koronavirus, duke thënë se Sanz ia kishte shtuar historinë dhe trashëgiminë klubit.

Sanz ishte president i Madridit nga viti 1995 deri më 2002, në një periudhë gjatë të cilës klubi i fitoi dy trofe në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ai vdiq të shtunën në moshën 76-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi Covid-19.

“Real Madridi, presidenti i klubit dhe bordi i drejtorëve dëshirojnë të shprehin keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të Lorenzo Sanz, i cili ishte president i Real Madridit nga viti 1995 deri më 2000”, shkruhet në reagimin e Real Madridit.

“Gjatë presidencës së Lorenzo Sanz, Real Madridi vazhdoi të shkruaj historinë dhe trashëgiminë e klubit. Ai ishte president i klubit kur, pas 32 vjetëve pritje, klubi e fitoi titullin e shtatë dhe të shumëpritur në Ligën e Kampionëve më 1998 në Amsterdam”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement