Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka bërë sot një reagim të gjatë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në “Instastory”, ajo falënderon të gjithë ata që kanë pyetur dhe janë shqetësuar për gjendjen e saj.
Egli shprehet se ndihet e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhet në asnjë spital psikiatrik apo asgjë e ngjashme me këtë të fundit.
“Kjo çfarë po ndaj me ju sot, është një ndjesi nga shpirti e fjalë që vazhdimisht i kam shprehur edhe brenda shtëpisë, por ndoshta duke mos i bërtitur fort, nuk kanë mundur të dëgjohen mjaftueshëm”, shkruan Tako në postimin e saj.
Ish-banorja tregon se pranë saj ka njerëz që po bëjnë çdo gjë që ajo të marrë veten.
Ajo ka shprehur gjithashtu këndvështrimin e saj rreth marrëdhënies që nisi të krijonte me Gjestin, duke dhënë një shpjegim rreth sjelljes dhe ndjenjave të saj.
“Puthje, ledhatime, përqafime, prekje të ëmbla e çdo lloj kontakti qoftë edhe nëpërmjet syve, siç një njeri i përfshirë në ndjenja bën, e që kanë një peshë të madhe përballë dikujt që ndjen për ty… të japin shpresë!
Nuk mendoj se ka vlerë të flas dhe për sekuancat ku sa herë unë distancohesha e mbaja qëndrim, rendte pas meje duke më thënë se s’qëndronte dot larg meje, duke ma bërë të pamundur t’i qëndroja gjatë stoike, pasi zemra, amplifikimi e ndjenjat më bënin të thyhesha para tij e ta përqafoja ,duke e justifikuar me faktin se shumë veprime i bënte për të mbajtir aktive lojën e tij (dhe këtë sado që lëndon, e mirëkuptoj)”, shkruan Egli.
Artistja e ka mbyllur mesazhin e saj për ndjekësit duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar afër dhe e kanë mbështetur.