Reagon FFK-ja pas infektimit të dy lojtarëve të rinj të Ballkanit - Gazeta Express
string(65) "reagon-ffk-ja-pas-infektimit-te-dy-lojtareve-te-rinj-te-ballkanit"

Gazeta Express

17/04/2020 10:58

Reagon FFK-ja pas infektimit të dy lojtarëve të rinj të Ballkanit

Gazeta Express

17/04/2020 10:58

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar përmes një deklaratë ndaj lajmit për infektimin me virusin Covid-19 të të dy vëllezërve Kolgeci, të cilët janë pjesë e ekipit të të rinjve të Ballkanit.

Të enjten, dy futbollistët e parë në Kosovë u konfirmuan me virusin Covid-19. Këta dy futbollistë janë pjesë e ekipit të të rinjve të Ballkanit dhe vijnë nga Suhareka, transmeton Gazeta Express.

Sipas njoftimit të publikuar nga klubi dje, ata të dy janë djemtë e një mjeku, që gjithashtu ishte konfirmuar me virusin Covid-19.

Në mbështetje të tyre tani ka dalë edhe Federata e Futbollit e Kosovoës, përmes një dekalratë të lëshuar në faqen zyrtare.

“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh mbështetjen e plotë për dy vëllezërit Kolgeci – futbollistë të grupmoshave të reja të KF “Ballkani”, të cilët kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FFK-ja.

“Në këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë si pasojë e kësaj pandemie, presidenti Agim Ademi, Komiteti Ekzekutiv dhe të gjitha organet e tjera të FFK-së edhe një herë shprehin përkrahjen e tyre të parezervë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj gjendje”.

“FFK do të jetë në vazhdimësi afër familjes së këtyre talenteve për çfarëdo që ka nevojë deri në shërimin e tyre”.

“Futbollistët tanë që nga mosha e re kaliten për të kaluar çdo vështirësi dhe për t’u përballur me sukses kundër çdo kundërshtari e çdo sfide. Në këtë frymë pa dyshim zhvillohen edhe futbollistët e rinj të Suharekës, vatër kjo e njohur për futbollin tonë dhe me përplot talente të futbollit”.

“Prandaj, jemi të sigurt që dy djemtë e ri të këtij klubi do ta kalojnë shpejt e pa asnjë pasojë edhe këtë sfidë shëndetësore dhe sapo të krijohen kushtet do t’i kthehen fushës së gjelbër për ta zhvilluar tutje talentin e tyre, në mënyrë që një ditë ta bëjnë krenar jo vetëm KF ‘Ballkani’ por edhe Kosovën me cilësitë dhe vlerat e tyre”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement