Ditën e sotme në media u publikuan disa biseda si “skemë e vjedhjes së votave të diasporës brenda LDK-së”, aty dikutimet ndodhën mes figurave të rëndësishme të LDK-së, përfshirë Arben Gashin e Kujtim Shalën. Në këtë situatë, pati reagime të shumta nga zyrtarë të Vetëvendosjes që shpërthyen në akuza ndaj LDK’së. Kreu i kësaj partie Lumir Abdixhiku sapo ka dalë më një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, në të cilin ndër të tjera thotë se temat “e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi”.
Abdixhiku deklaron se LDK po përballet me sulme të sinkronizuara. Ai shton se “LDK është e fortë, unike e përtrirë!”.
Dhe, sipas tij “kurrë më bashkë se sa sot!”.
“Zërat e shtetrur nuk e lëkundin më! Kthim prapa nuk ka më! Nuk ka kthim në pragun e shuarjes! Po rritemi, më shumë e më shpejtë se secili! Dorëzim para presionit nuk ndodhë më!”, shprehet kryetari i LDK-së.
Tutje, Abdixhiku thotë se “LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë. LDK i ka besuar institucioneve tona edhe kur ka fituar në tri nivele betejën e tentim anulimit të votave tona me partinë në pushtet. Tri fitore në tri nivele – sepse vota jonë është e shenjtë dhe e drejtë! Prandaj dhe fitorja ligjore. Nga opozita, nga vendi i tretë, nga pozicioni i sulmuar nga të giithë përnjëherë! E drejta megjithatë triumfon!”.
Postimi i tij i plotë: