Reagon Messi: Këto janë ditë të vështira, rrini në shtëpi - Gazeta Express
string(55) "reagon-messi-keto-jane-dite-te-veshtira-rrini-ne-shtepi"

Gazeta Express

14/03/2020 16:54

Reagon Messi: Këto janë ditë të vështira, rrini në shtëpi

Gazeta Express

14/03/2020 16:54

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, reagoi ndaj vendimit të Federatës së Futbollit të Spanjës për pezullimin e ndeshjeve të La Ligës përmes një mesazhi prekës për ndjekësit e tij në Instagram, ku tha se shëndeti është më gjëja më e rëndësishme në jetë.

Këtë fundjavë e fundjavën tjetër tifozët e futbollit nuk do të mundë të argëtohen me ndeshje të La Ligës, pasi që një basketbollist i Real Madridit, i cili stërvitej në të njëjtin kamp me futbollistët e klubit madrilen, doli pozitiv në testin për koronavirus, transmeton Gazeta Express.

La Liga nuk do të rinisë të paktën deri në prill, përderisa disa klube si Barcelona e Real Madridi i kanë ndërprerë seancat stërvitore, përderisa i kanë udhëzuar lojtarët të stërviten vetë nëpër shtëpitë e tyre.

Në një mesazh për ndjekësit e tij, Messi e theksoi rëndësinë e të qenët i kujdesshëm për t’iu shmangur virusit Covid-19, përderisa mesazhin e përcolli me një fotografi me djemtë e tij, Mateon dhe Ciron.

“Këto janë ditë të vështira për të gjithë”, shkroi ai në Instagram.

“Ne jetojmë të shqetësuar për atë që do të ndodhë dhe dëshiron të ndihmojmë duke e vendosur veten në vend të atyre që po e përjetojnë këtë situatë më së keqi, ose pasi që virusi i ka prekur ata apo dikë në familjen apo shoqërinë e tyre, ose ndoshta sepse po punojnë në vijën e frontit në këtë luftë, nëpër spitale dhe qendra shëndeti”.

“Unë dua t’u dërgoj shumë fuqi të gjithë atyre. Shëndeti është gjithmonë në rend të parë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe duhet të ndiqen udhëzimet e autoriteteve publike dhe organizatave të shëndetit. Vetëm kështu mund ta luftojmë këtë virus në mënyrë efektive”.

“Është koha që të jemi të përgjegjshëm që të qëndrojmë nëpër shtëpi, plus që është e përsosur të kalosh më shumë kohë me familjen, gjë që nuk mund ta bësh gjithmonë”.

“Një përqafim për të gjithë ju dhe shpresoj që kjo situatë do të ndryshojë sa më shpejt që të jetë e mundur #RriNëShtëpi”. /Gazeta Express/

View this post on Instagram

Son días complicados para todo el mundo. Vivimos preocupados por lo que está ocurriendo y queremos ayudar poniéndonos en el lugar de aquellos que peor lo están pasando, o bien porque les afectó directamente a ellos o sus familiares y amigos, o porque están trabajando en primera línea para combatirlo en hospitales y centros de salud. Quiero enviarles mucha fuerza a todos ellos. La salud debe ser siempre lo primero. Es un momento excepcional y hay que seguir las indicaciones tanto de las organizaciones sanitarias como de las autoridades públicas. Sólo así podremos combatirlo de manera efectiva. Es el momento de ser responsable y quedarse en casa, además es perfecto para disfrutar ese tiempo con los tuyos que no siempre se puede tener. Un abrazo y ojalá consigamos darle vuelta a esta situación cuanto antes. #QuedateEnCasa #StayAtHome

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

Advertisement
Advertisement
Advertisement