Real Madridi kalon në finalen e madhe të Euroligës, eliminon Barcelonën - Gazeta Express
string(70) "real-madridi-kalon-ne-finalen-e-madhe-te-euroliges-eliminon-barcelonen"

Sport

Gazeta Express

19/05/2023 22:00

Real Madridi kalon në finalen e madhe të Euroligës, eliminon Barcelonën

Sport

Gazeta Express

19/05/2023 22:00

Real Madridi ka kaluar në finale të “Play-Offit” në Euroligë, që po mbahet këtë vit në Lituani.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll triumfoi sonte në “El Clasicon” e basketbollit, duke eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Zalgirio Arena” përfundoi me rezultatin 66:78.

Në këtë triumf te Real Madridit u dalluan Walters Tavers me 20 pikë, dhe Mario Hezonja me 14 sosh.

Te Barcelona u dallua Alex Abrines me 16 pikë.

Real Madridi në finalen e madhe do të takohet me Olympiacosin, kurse Barcelona do të luajë për vendin e tretë, kundër Monacos.

Këto ndeshje do të zhvillohen të dielën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement