Real Madridi me ofertë 155 milionë euro për Sadio Mane - Gazeta Express
string(54) "real-madridi-me-oferte-155-milione-euro-per-sadio-mane"

Gazeta Express

15/03/2020 10:51

Real Madridi me ofertë 155 milionë euro për Sadio Mane

Gazeta Express

15/03/2020 10:51

Real Madridi është duke e përgatitur një ofertë të majme për ta bindur Liverpoolin ta shesë Sadio Manen këtë verë.

Gjiganti spanjoll Real Madrid e ka vendosur yllin e Liverpoolit, Sadio Mane, në krye të listës së synimeve në afatin kalimtar të lojtarëve në verë, sipas tabloidit britanik Mirror, përcjell Gazeta Express.

Liverpooli nuk dëshiron ta shesë yllin e skuadrës, i cili ka qenë jetësor për të kuqtë në sezonet e fundit.

Por Madridi beson se një ofertë e majme prej 155 milionë euro mund t’ia ndërrojë mendjen kampionit evropian. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement