string(65) "real-madridi-merr-fitore-te-madhe-fiton-minimalisht-ndaj-alavesit"

Real Madridi merr fitore të madhe, fiton minimalisht ndaj Alavesit

Sport

Gazeta Express

13/04/2025 18:18

Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Alaves me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 31-të në La Liga. 

Mbretërit edhe pse kishin bërë disa ndryshime në formacion e nisën ndeshjen më mirë, me Arda Guler që kishte rast të mirë, por nuk ia arriti të shënonte. 

Lexo Edhe:

Raul Asencio shënoi në minutën e 19-të, por goli u anulua pasi u shikua në VAR, e ku paraprakisht Antonio Rudiger kishte shkaktuar ndërhryje të palejuar.  

Por Real Madridi mori epërsinë në minutën e 34-të, kur Eduardo Camavinga me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0. 

Në minutën e 38-të, Kylian Mbappe bën një ndërhyrje të rëndë, ku gjyqtari pasi e shikoi në VAR vendosi ta përjashtojë direkt me karton të kuq. Pjesa e dytë nuk nisi me raste, pasi që mbretërit që ishin më një lojtar më pak ruanin rezultatin. 

Në minutën e 70-të, mbrojtësi i Alaves, Manu Sanchez, u ndëshkua  direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Vinicius, duke baraspeshuar forcat në terren.  

Jude Bellngiham që u fut në pjesën e dytë, ka mundur që në minutën e 89-të të shënojë apo të pasojë, ku Real Madridi ishte në sulm me tre veta, kundër vetëm një mbrojtës, por vendosi të gjuajë, ku portieri mbrojti. 

Real Madridi në fund arriti të marr fitoren e 20-të sezonale në La Liga dhe me 66 pikë mban vendin e dytë, me katër pikë pas Barcelonës.