Reali interesohet për Jimenezin - Gazeta Express
string(31) "reali-interesohet-per-jimenezin"

Gazeta Express

23/03/2020 15:20

Reali interesohet për Jimenezin

Gazeta Express

23/03/2020 15:20

“Los Blancos” po e kërkojnë zëvendësuesin e Luka Jovicit, i cili nuk ka bindur sa duhet në “Santiago Bernabeu”

Real Madridi e ka përzgjedhur sulmuesin e Wolverhamptonit, Raul Jimenez si objektivin kryesor për verën që vjen.

Për këtë është e sigurt e përditshmja spanjolle “AS”, e afërt me klubin spanjoll, përcjell “Gazeta Express.

“Los Blancos” shpenzuan para të majme për sulmuesin Luka Jovic vitin e kaluar, por ky transferim nuk shkoi siç parashihej pasi futbollisti i ka realizuar vetëm dy gola në 24 paraqitje.

Kjo ka bërë që gjiganti madrilen tash t’ia vë syrin përfaqësuesit meksikan.

Jimenez i ka realizuar 39 gola në 88 ndeshje me Wanderers.

Reali po e kërkon një konkurrent të Karim Benzemas në sulm. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement