string(50) "reali-ka-ne-agjenden-e-tij-mbrojtesin-80-milionesh"

Reali ka në agjendën e tij mbrojtësin 80-milionësh

Sport

Gazeta Express

13/04/2025 16:07

Reali i Madridit mbetet i vendosur në objektivin e tij për të përforcuar qendrën e mbrojtjes, një repart që ka shkaktuar shqetësime gjatë gjithë sezonit për shkak të dëmtimeve.

Megjithëse Carlo Ancelotti ka arritur ta stabilizojë situatën, mungesa e zëvendësuesve ka qenë e dukshme, duke e detyruar klubin të nisë kërkimin për një qendërmbrojtës të besueshëm.

Lexo Edhe:

Ndër emrat që po shqyrton drejtoria sportive, Ëilliam Saliba spikat fuqishëm. Mbrojtësi i Arsenalit, i cili aktualisht vlerësohet rreth 80 milionë euro, është një pjesë kyçe e skuadrës londineze dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Aderimi i tij do të kërkonte një shpenzim të konsiderueshëm financiar, por në Valdebebas besojnë se ndërkombëtari francez do të përshtatej në mënyrë perfekte në projektin afatmesëm dhe afatgjatë të klubit.

Interesi për Salibën nuk është i ri, por ka marrë më shumë rëndësi në muajt e fundit, veçanërisht për shkak të miqësisë së ngushtë që ai ka me Kylian Mbappé, përforcimin mahnitës të skuadrës së bardhë.

 Sipas raportimeve nga “DefensaCentral”, sulmuesi i ka shprehur bordit dëshirën e tij për të ndarë dhomën e zhveshjes me mbrojtësin, gjë që mund të lehtësojë negociatat.

Pavarësisht kostos së lartë që kërkon transferimi i tij, Real Madrid do të ishte i gatshëm të ndjekë një strategji të ngjashme me atë që përdori me Mbappé: ta joshë lojtarin me projektin sportiv dhe ta bindë se e ardhmja e tij është në “Santiago Bernabéu”.

Ideja bazë është që ta firmosin atë pa kosto në vitin 2027, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një oferte të reduktuar në vitin 2026 nëse lojtari nuk rinovon me Arsenalin./GazetaExpress/