Durimi i Real Madridit me Viniciusin po “pakohet” çdo ditë e më pak.
Sulmuesi brazilian ka qenë një nga figurat kyçe në sukseset e skuadrës kohëve të fundit, mirëpo jovazhdimësia e tij në fushë, provokimet e shpeshta ndaj kundërshtarëve, kanë bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë seriozisht për shitjen e tij gjatë verës, raporton “Fichajes”.
Normalisht, nuk do të ishte e lehtë shitja e një lojtari të kalibrit të Viniciusit, mirëpo Reali beson se është koha që të kërkojnë një profil lojtari që është më vendimtar.
Kështu, sipas “Fichajes”, klubi madrilen po shqyrton tre mundësi, për të zëvendësuar Viniciusin.
VIKTOR GYOKERES
Edhe Carlo Ancelotti edhe menaxhmenti sportiv i Real Madridit po shqyrtojnë mundësi të ndryshme për të zëvendësuar brazilianin. Në listë janë tre emra të ndryshëm, që po shkëlqejnë këtë sezon në Europë.
I pari në listë është Viktor Gyokeres, i cili luan te Sportingu i Lisbonës, me të cilin që dy sezone po tregon performanca shumë, shumë të mira. I fuqishëm, i shpejt dhe me një instinkt të jashtëzakonshëm për të shënuar gol, e bëjnë atë një opsion shumë interesant për “Los Blancos”.
RAFAEL LEAO
Opsioni i dytë është ylli i Milanit, Rafael Leao. Lojtari portugez mund të përshtatej shumë lehtë me skuadrën e Realit, si pasojë e paparashikueshmërisë së tij, shpejtësisë dhe aftësisë për të qenë i jashtëzakonshëm në situatat një-kundër-një.
VICTOR OSIMHEN
Opsioni i tretë në listën e Realit është Victor Osimhen. Nigeriani aktualisht është në huazim te Galatasaray, derisa pritet të rikthehet në tregun e transferimeve këtë sezon, pasi e dëshiron largimin e përhershëm nga Napoli. Ky i fundit do të llogarisë ofertat vetëm mbi 75 milionë euro./GazetaExpress/