string(106) "reali-kerkoi-per-ta-zhvendosur-ndeshjen-ndaj-alavesit-la-liga-nuk-e-aprovoi-edhe-pse-kundershtari-u-pajtua"

Reali kërkoi për ta zhvendosur ndeshjen ndaj Alavesit, La Liga nuk e aprovoi edhe pse kundërshtari u pajtua

Sport

Gazeta Express

12/04/2025 13:22

Real Madridi ka kërkuar nga La Liga që ndeshjen kundër Deportivo Alaves të zhvendos nga e diela në të shtunën, por kërkesa e tyre është refuzuar, edhe pse kundërshtari i Los Blancos nuk kishte asnjë kundërshtim.

Sot (e shtunë) do të luajnë në kampionatet vendase çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve si Bayern Munich, Inter, Arsenal, Aston Villa dhe Borussia Dortmund.

Lexo Edhe:

Ndeshja Nantes – PSG u ricaktua nga 13 prilli në 22 prill me kërkesë të PSG-së, pasi klubi donte më shumë kohë për t’u rikuperuar para ndeshjes kthyese ndaj Aston Villas.

Megjithatë, kështu nuk do të ndodh edhe me Real Madridin, pasi klubi mbretëror do të luajë nesër (e diele) ndaj Alavesit në La Liga.

Edhe përkundër kërkesës së tyre në La Liga për ta zhvendosur për një ditë ndeshjen kampionale, shkaku që të ketë më shumë kohë për ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit, Los Blancos u refuzuan.

Befasia është se ekipi kundërshtar nuk pati asnjë kundërshtim, por drejtuesit e La Ligës nuk e morën parasysh, duke i qëndruar parimor vendimeve të veta.