Reali pa Bale dhe Modric, Barça me Messin dhe Griezmanin - Gazeta Express
string(55) "reali-pa-bale-dhe-modric-barca-me-messin-dhe-griezmanin"

Gazeta Express

01/03/2020 19:55

Reali pa Bale dhe Modric, Barça me Messin dhe Griezmanin

Gazeta Express

01/03/2020 19:55

Janë publikuar formacionet zyrtare për ‘El Clasico’.

Fansat e futbollit nga mbarë bota do t’i kenë sytë në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e sotme, pasi aty do të luhet El Classico e radhës mes Real Madridit dhe Barcelonës, dy skuadrat më të mëdha spanjolle, që për më tepër këtë sezon po rivalizojnë ashpër për titullin kampion, raporton Gazeta Express.

Gareth Bale dhe Luka Modric janë lënë në stol për këtë takim, derisa për Barcelonën startojnë Lionel Messi, që gjatë ditës u publikua një video kinse ka disa probleme dhe nga minuta e parë është edhe Jordi Alba.

Real Madrid:

Barcelona:

Të dy rivalët e përjetshëm vijnë në këtë takim me karikimin maksimal për të marrë 3 pikët, duke qenë se gara për titullin kampion ka mbetur tashmë vetëm mes tyre dhe diferenca është vetëm dy pikë në favor të katalanëve.

Këta të fundit numërojnë 4 fitore radhazi, që i kanë ndihmuar të marrin kreun e renditjes me 55 ikë, duke përfituar edhe nga fakti që Reali ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy javët e fundit, duke lënë plot 5 pikë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement