string(67) "reali-spaguan-demshperblim-martesa-ancelotti-brazil-drejt-deshtimit"

Reali s’paguan dëmshpërblim, “martesa” Ancelotti – Brazil drejt dështimit

Futboll

Gazeta Express

30/04/2025 10:37

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt finalizimit, “martesa” mes Carlo Ancelottit dhe Kombëtares së Brazilit duket se po shkon drejt dështimit.

Në fakt, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka bllokuar marrëveshjen mes trajnerit italian dhe Federatës Braziliane të Futbollit, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano”, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Në fakt, kreu i klubit madrilen nuk është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim për largimin e parakohshëm të “Don Carlos”, i cili ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2026.

Madrilenët kërkojnë që Ancelotti të japë dorëheqje dhe jo të shkarkohet.

Me dorëheqje, trajneri i trofeshëm s’do të dëmshpërblehej, ndërsa me shkarkim po.

Ancelotti ndërkohë ka kërkuar që paratë e dëmshpërblimit tek e fundit t’i paguajnë brazilianët, por këta të fundit s’janë dakord.

Kjo mund të çojë në prishjen e gjithckaje që kishte nisur dhe që dukej se po shkonte drejt finalizimit.

Nëse dëshron Ancelotti, Brazili mund ta angazhojë trajnerin Jorge Jesus. /Gazeta Express