Platforma Suzanne, që prodhon edhe podkastin me të njejtin emër i cili emitohet në T7 ka bërë një intervistë me reperin pejan Singullar i cili këto javë eshtë kthyer nga Nju Jorku në Kosovë.
Agon Anadollin ndoshta nuk e njihni me emën, ama e njihni me nikun Singullar. Ose Singi. Reper i Pejës, me hite për Prishtinën, me eksperiencë fresh prej Nju Jorkut, që po pregadit diçka najs n’shehër
E kemi bo një muhabet me një mysafir të veçantë—Agon Anadollin AKA Singullar ose tash Singi, një emën që ka lanë gjurmën e tij në skenën e hip-hopit shqiptar.
Në playlistën e Suzanne kogja përsëritshëm e ngojm Singin si psh: gjysë njeri, gjysë peshk, pitbull edhe dihet: n’qytetin tem . Se na perkujton at old skoolin e hiphopit në Kosovë ku teksti edhe referenca për jetë reale me eksperienca reale osht baza e senit, e jo turbofolki me referenca të një jete deshirore te dasmave. I lindun dhe rritur në west coastin e Kosovës Pejën, Singi u nis për në Amerikë për pushim e mbeti atje në kërkim të andrrave, ku u ndiku edhe nga kultura dhe stili i jetës në Big Apple.
Pas vitesh në SHBA, ai vendosi mu kthy në Kosovë dhe tash po e sjell një tjetër pasion të tij në kryeqytet—një restorant në Prishtinë që pritet mu bo një pikë e re për dashamirësit e ushqimit.
Sot e bonëm një TenTen intervistë me folë për udhëtimin e tij, eksperiencën njujorkeze, vendimin për mu kthy dhe pse gastronomia është bërë pjesë e rrugëtimit të tij të ri. Mirësevjen në TenTenin tonë!
1. Singi, je i Pejës por ke jetu në Prishtinë e qe do vjet ke qenë edhe ne Nju Jork. Çka prej Kosovës t’ka majt në Nju Jork, e çka prej eksperiencës në Nju Jork kishe pas qef me pas në Kosovë?
Hej Suzzie! Në NYC jom shku rastësisht edhe pa pritë e pa kujtu kom mbetë, se thjeshtë qasi energjie e ka ai vend. I pa krahasushëm. I pabesueshëm. Eh masi jom tu hy në biznes të ushqimit, barem pak prej eksperiencave të ushqimit, restoranave, atmosferës gastronomike të Nju Jorkut m’i pas në Kosovë ish kon profi.
2. Nas, The Notorious B.I.G. dhe Wu-Tang Clan janë EAST USA ama ti ke lind në WEST KOSOVA. Kur je rritë si fmi, a je kanë me East a West n’rap?
Prej fillimeve t’muzikës edhe pse kam lindë në West, qysh po thu ti, jom kon adhureus i madh i East Coast Rap, e ndjej ma shumë se West-in. Ma për zemre e kom.
3.Nëse munesh me zgjedh nëj artist, të vdekur ose gjallë, për me bashkëpunu në një send kush do të ishte ai dhe pse?
Shumë simple: Notorious BIG
4. Je ka qel një super restoran. Cili është kombinimi ma i çuditshëm në ushqimin që t’pëlqen? Mu m’pëlqen smoki me kos, hahahha
HAHA! Kur e pash këtë pytje u shlirova pak se kom mendu që veq une ha smoki edhe çipsa me kos. Nuk osht ky kombinim i çuditshëm. Classic urban dish për mendim tem. 🙂
LEXONI KREJT INTERVISTËN KETU: https://substack.com/home/post/p-158109289