Reuters publikoi foton e tij: I arrestuari për sulm ndaj policisë gjermane, pjesë e "Kuvendit gjithëserb" - Gazeta Express
string(101) "reuters-publikoi-foton-e-tij-i-arrestuari-per-sulm-ndaj-policise-gjermane-pjese-e-kuvendit-gjitheserb"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 8:14

Reuters publikoi foton e tij: I arrestuari për sulm ndaj policisë gjermane, pjesë e “Kuvendit gjithëserb”

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 8:14

Njeriu me bluzën “Ne nuk jemi komb gjenocidal”, i cili u arrestua nga policia gjermane pas konfliktit mes tifozëve serbë dhe organeve të rendit para ndeshjes së mbrëmshme të Serbisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, nuk është vetëm pjesëmarrës i rastësishëm i “Kuvendit gjithëserb” ose aktivist i pushtetit, por ish-zyrtar i administratës së qytetit në Beograd dhe këshilltar i SNS në Zvezdarë.

Në mediat rajonale u shfaq një foto e Reuters e një tifozi serb që udhëhiqej për duar nga dy policë gjermanë pas trazirave në Mynih dhe më vonë u konstatua se ishte Nenad Radiq, ish-sekretari i arsimit të qytetit të Beogradit, transmeton Danas.

Lexo Edhe:

Radiq u emërua sekretar në vitin 2022, duke pasuar Slavko Gakun.

Ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë në shtator të vitit 2023 dhe siç raportuan mediat, kjo lëvizje ishte produkt i një konflikti me kryetarin Aleksandar Shapiq.

Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë afërsia e Radiqit me presidentin e atëhershëm të SNS-së, Aleksandar Vuçiqin dhe fakti se ai nuk “kujdeset” së tepërmi për Shapiqin dhe në këtë post e ka pasuar Aleksandra Çamagiq.

Sipas mediave, Radiq tani është drejtor i Elekroizgradnja Beograd.

Ai është zgjedhur këshilltar në komunën e Zvezdarës, ndërsa sipas spekulimeve në rrjetet sociale është edhe kandidat për kryetar të kësaj komune të Beogradit.