Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do kërkojë sanksionimin e Serbisë.
“Sigurisht që Kurti sot do të bëjë kërkesën edhe para tyre (liderëve të vendeve të BE’së), që Serbia të sanksionohet, të hiqen masat, të lehtësohet rruga jonë e anëtarësimit në organizmat ndërkombëtarë, tha Rexhaj për RTV21.
Ai tutje tha se propozimin e BE-së për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk e kanë parë ende, por duke u bazuar në atë se çfarë ka thënë kryetari i Kuvendit. Ai ka cituar Glauk Konjufca duke thënë se nuk ka parë diçka me kompetenca ekzekutive duke shtuar se ”qëndrimi jonë për Asociaconin dihet botërisht”
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...