"Rexhep Qosja kandidat për President" – vjen demanti nga Vetëvendosje - Gazeta Express
string(65) "rexhep-qosja-kandidat-per-president-vjen-demanti-nga-vetevendosje"

Gazeta Express

17/12/2019 18:29

“Rexhep Qosja kandidat për President” – vjen demanti nga Vetëvendosje

Gazeta Express

17/12/2019 18:29

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmeve dhe zërave që qarkullojnë në rrjetet sociale se arsyeja pse nuk po merren vesh për çështjen e presidentin me LDK’në është sepse këtë pozitë e kanë rezervuar për Rexhep Qosjen, raporton Gazeta Express.

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka shkruar në Facebook se një lajm i tillë është dezinformatë, e se as Albin Kurti e as VV-ja nuk kanë propozuar apo mbështetur ndonjë emër të caktuar për president.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se për këtë temë nuk ka pasur as diskutim në strukturat e partisë. Kjo sipas VV-së, pasi që fillimisht duhet të krijohet qeveria.

“Mjaft me dezinformata!
As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin. Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement