string(54) "rexhepi-mbeshtet-kurtin-edhe-pse-smerr-post-qeveritar1"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2025 9:46

Emilia Rexhepi thotë se e mbështet Kurtin edhe pse “nuk i ka ofruar që të bëhet ministreshë”

Lajme

Gazeta Express

15/04/2025 9:46

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka thënë se do ta votojë formimin e Qeverisë Kurti edhe pse ka pranuar se nuk do të marrë vet post qeveritar.

“Patjetër që do e votoj Qeverinë. Ne jemi pjesë e Qeverisë, veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministresha. Kthehem në parlamentar, ama jemi pjesë e Qeverisë”, ka thënë ajo para hyrjes në Kuvend për seancën konstituive.

Rexhepi ka thënë se dikush prej komunitetit boshnjak duhet të jetë në post të ministrit. “Unë s’jam kundër. Këtë e vendos kryeministri”, ka thënë tutje ajo.

Diskutimet për kundërshtime nga ky komunitet ka pasur, pasi deputetja Duda Balje kushtëzoi përkrahjen për qeverinë me krijimin e Komunës së Reçanit.

Nga 10 deputetët joshumicë joserbë, 3 janë të komunitetit boshnjak.