string(99) "ribashkohen-per-nje-fotografi-bill-clintoni-dhe-kamarieri-kosovar-qe-e-kishte-falenderuar-ne-gjunje"

Ribashkohen për një fotografi Bill Clintoni dhe kamarieri kosovar që e kishte falënderuar në gjunjë

Lajme

Gazeta Express

04/07/2023 14:55

Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, ka mbajtur një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe kamarierin kosovar, Arben Hysenaj.

Ata e kanë zhvilluar takimin në villën qeveritare shqiptare.

Lexo Edhe:

Clinton dje gjatë fjalimit të tij plot emocion tregoi për një falënderim që e kishte marrë nga Arbeni.

“Kur isha në një restorant në New York, me 12 njerëz në një sallë private ku po diskutonim gjëra të rëndësishme themelore, dhe një kamarier erdhi që të merrte porosinë. Ai e pa se kush ishte aty, uli tabakun që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më pa e më tha: “Falë teje, familja ime është gjallë”. Dhe njerëzit e tjerë më të cilët isha nuk e kishin idenë se çka po ndodhte. Unë ua shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova”, tha Clinton.

“Ai u çua dhe foli me njerëzit aty për jetën e tij familjare, për atë se çka kishte kaluar”, shtoi ai.

Ndërkaq tani Klani e ka siguruar edhe fotografinë që Hysenaj e ka bërë me ish-presidentin.

Dje, Bill Clinton në një ceremoni shtetëror u nderua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.