string(46) "rifreskim-i-memories-demonstratat-e-vitit-1981"

Rifreskim i memories… demonstratat e vitit 1981

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

11/03/2025 14:32

Në demonstratat e vitit 1981 u vranë tetë demonstrues, Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Nesim Dervishdana, Sherif Frangu, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sali Abazi, Xhelal Maliqi, ndërsa  mes tjerëve në APJ u vra Halil H. Hajrullahu. U plagosën me armë zjarri mbi 80 qytetarë dhe u burgosën pas demonstratave mbi 1000 demonstrues. Sipas një raporti, deri më 25-30 maj  1981, për aktivitetin e tyre “armiqësor” ishin dënuar 489 persona për kundërvajtje, për pjesëmarrje në demonstrata 287, për përkrahje të demonstratave 32, për shkrimin e parullave 36, për paraqitje publike armiqësore103 persona, kurse për126 ishte vazhduar procedura hetimore

Ismet Hajrullahu

Lexo Edhe:

44 Vjet nga demonstratat e vitit 1981

Demonstratat e vitit 1981, ishin demonstrata treguese se Jugosllavisë hegjemoniste, i kishte ardhur fundi. Rinia shqiptare e motivuar edhe nga shteti shqiptar, tregoi një heroizëm të pa parë deri atëherë në Jugosllavinë e Titos! Strukturat e Lidhjes Komuniste të Kosovës, ishin shumë aktive për të shtypur kryengritjen e vitit 1981! 

Në këto kushte, pakënaqësia  e akumuluar i përfshiu të gjitha shtresat dhe kategoritë e popullsisë shqiptare. Ajo u shpreh me kritika të ashpra ndaj pushtetit serb dhe herë-herë u  shoqërua me mosbindje civile. Kulmin e vet lëvizja antiserbe e arriti më 26 mars 1981, kur dhjetëra mijëra qytetarë, të prirë nga  rinia studentore e shkollore, marshuan rrugëve të Prishtinës, Ferizajt, Lipjanit etj. Përveç kërkesave ekonomike, demonstruesit  hodhën parulla :”Kosova Republikë”, “Republikë kushtetutë-ja me hatër ja me luftë”, “Trepça  punon, Beogradi ndërton!”.                  

Demonstrata vazhdoi pa ndërprerje deri më 2 prill 1981, sepse autoritetet serbo-jugosllave nuk pranonin t’i negocionin kërkesat e demonstruesve. Në këto rrethana në Kosovë u  shpallë gjendja e jashtëzakonshme. Për të shtypur demonstratën shteti jugosllavo-serb angazhoi mijëra forca ushtarake e policore dhe më se 350 tanke.   Përdorimi i dhunës dhe i tankeve pati një kosto të lartë  për demonstruesit.

Në demonstratat e vitit 1981 u vranë tetë demonstrues, Naser Hajrizi, Asllan Pireva, Nesim Dervishdana, Sherif Frangu, Ruzhdi Hyseni, Rizah Matoshi, Sali Abazi, Xhelal Maliqi, ndërsa  mes tjerëve në  APJ u vra Halil H. Hajrullahu. U plagosën me armë zjarri mbi 80 qytetarë dhe u burgosën pas demonstratave mbi 1000 demonstrues. Sipas një raporti, deri më 25-30 maj  1981, për aktivitetin e tyre “armiqësor” ishin dënuar 489 persona për kundërvajtje, për pjesëmarrje në demonstrata 287, për përkrahje të demonstratave 32, për shkrimin e parullave 36, për paraqitje publike armiqësore103 persona, kurse për126 ishte vazhduar procedura hetimore. Mesazhi i demonstratave ishte shumë i qartë dhe  fisnik, liri, barazi për shqiptarët, çlirim nga sundimi jugosllavo-serb dhe shpallja -themelimi i Republikës së Kosovës.”… Diktatura ushtarake që po përgatitet, shkruante Enver Hoxha, ka gjetur një “kokë turku”, shqiptarët.  Po harrojnë titistët  jugosllavë ,se kjo “kokë shqiptari” u ka qëndruar rrebesheve dhe kurdoherë ka fituar.  Ndërsa “FAZ-i” i Frankfurtit konstatonte :” Kur uji mbërrin deri në qafë (fyt), reagojnë diktaturat ushtarake të Amerikës së Mesme, por edhe mënyra e reagimit (të diktaturave) staliniste, ortodokse dhe vetëqeverisjes komuniste jugosllave është e njëjtë. Krejt këtë situatë të krijuar në Kosovë, njëri nga liderët komunistë, Mahmut Bakalli e kualifikonte sipas “Fazit” të prillit 1981, si “një luftë speciale nga ana e perëndimit  kundër Jugosllavisë”. 

E përditshmja e Hamburgut ” Der Spigel”, në një koment të gjatë, demonstratat  e marsit i përshkruan:  “Nga 26 marsi diku 10.000 studentë, nxënës, punëtorë dhe qytetarë kanë qenë në rrugë duke kërkuar pavarësinë e popullit shqiptar. Është hera e parë pas Luftës së Dytë, që një rajon i tërë të izolohet nga bota, vetëm helikopterët dhe mjetet e rënda ushtarake nga pjesët e tjera të vendit janë zbarkuar, se çka do zbardhë dita e nesërme për popullin  shqiptar nuk dihet. “Dhuna dhe përdorimi i  tankeve mbi protestuesit paqësor zbuluan krejtësisht maskën “Demokratike” të Federatës Jugosllave, dëshmuan se bashkëjetesa shqiptaro-serbe, e ndërtuar mbi kritere pabarazie ishte e pamundur. Qeveria e Tiranës u solidarizua që në fillim me lëvizjen e pranverës së  vitit 1981, vetë Enver Hoxha shkroi në “Zërin e Popullit” artikullin e gjatë: Ç’duan tanket e Beogradit në Prishtinë”, që u pasua  nga artikuj thuaj të përditshëm, shkruar  nga emrat më të dëgjuar të politikes, të shkencës e të diplomacisë  shqiptare. Në 1982 Enver Hoxha mbajti një fjalim të rreptë, ku dënoi edhe bashkëpunëtorët shqiptarë të Beogradit, si Sinan Hasanin, tē cilin ai e cilësoi ashpër “qen serb”.

Për rrjedhojë, marrëdhëniet Tiranē-Beograd u rikthyen në piken pas vitit 1948.  Një valë e re emigracionit politik u drejtua nga Kosova drejt Shqipërisë, kryesisht studentë e aktivistë të rrezikuar nga regjimi serb. Në këtë periudhë gjeti strehim në Shqipëri edhe familja e Heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla.