Rihanna është shfaqur shumë sportive derisa ka modeluar në tuta sportive të zeza dhe të gjelbra për videon e re të Savage X Fenty
Rihanna është bërë aktive në rrejtet sociale këtë të mërkurë derisa ka postuar në Instagram linjën e saj të fundit të Savage X Fenty.
Pop ylli 35 vjeçar që është kthyer në ndërmarrëse – e cila pati edhe një paraqitje të martën me partnerin e saj A$AP Rocky – ka modeluar në tuta të zeza dhe të gjelbra që vinë nga modelet e reja të linjës së saj.
Reel është xhiruar në shkallë derisa nëna e dy fëmijëve ka bërë poza të ndryshme para kamerës.
Në legjendën e fotografive që ajo postoi para 152 milionë ndjekësve të saj, ajo shkroi: savage x liga, të cilën e përcolli me një emotikon të dorës.
Riri është dukur bukur derisa ajo shkroi edhe për flokët e saj të gjata dhe të zeza, stilin e saj dhe modelëve të saj. /GazetaExpress/








