string(40) "rikthehet-adea-pula-publikon-kengen-e-re"

Rozë

Gazeta Express

18/09/2022 22:50

Adea Pula i rikthehet muzikës pas disa vitesh, publikon këngën e klipin “Mos harro”

Rozë

Gazeta Express

18/09/2022 22:50

Adea Pula mbahet në mend si një nga këngëtaret më aktive në muzikën për fëmijë. Ishte pjesë e festivaleve e shumë aktiviteteve për fëmijë dhe në fakt ishte një nga periudhat kur prodhimtaria muzikore për fëmijë ishte e madhe, ndryshe nga sot.

Adea është rikthyer pas një pauze të gjatë në muzikë, teksa sonte ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Mos Harro”, së bashku me klip.

Lexo Edhe:

Këngëtarja mbahet mend për zërin dhe stilin e saj unik, të cilin e ka shfaqur edhe në këtë këngë të re.

Ajo mori vëmendje edhe me paraqitjen plotë shije në këtë videoklip.