Rikthehet Arbër Zeneli, gati për ta ndihmuar Kosovën në ëndrrën drejt 'Euro 2020' - Gazeta Express
string(78) "rikthehet-arber-zeneli-gati-per-ta-ndihmuar-kosoven-ne-endrren-drejt-euro-2020"

Gazeta Express

29/02/2020 23:20

Rikthehet Arbër Zeneli, gati për ta ndihmuar Kosovën në ëndrrën drejt ‘Euro 2020’

Gazeta Express

29/02/2020 23:20

Zeneli ka lënë prapa dëmtimin, ai ka zbritur në fushë në Ligue 1.

Pasi luajti për 45 minuta me ekipin e dytë të Reims, Arbër Zeneli tani është paraqitur më në fund edhe për ekipin e parë, duke i dhënë fund vuajtjeve 8 mujore.

Ai luajti më shumë se 5 minuta në barazimin që Reims e mori në udhëtim te Monaco në kuadër të xhiros së 27 në Ligue 1.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 85’ në vend të Tristan Dingome, duke i dhënë fund vuajtjeve disa mujore.

Kthimi i Zenelit është një lajm i mirë për Kosovën, pasi që ai pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjet vendimtare të marsit, kur do të luhen ndeshjet e play-offs kualifikues për EURO 2020.

Kosova do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale, ndërsa në finale e pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia, gjithmonë nëse e kalon Maqedoninë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement