Rikthehet Superliga në basketboll, këto janë sfidat e sotme - Gazeta Express
string(58) "rikthehet-superliga-ne-basketboll-keto-jane-sfidat-e-sotme"

Basketboll

Gazeta Express

25/02/2023 9:07

Rikthehet Superliga në basketboll, këto janë sfidat e sotme

Basketboll

Gazeta Express

25/02/2023 9:07

Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.

Për të dy skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore.

Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin. Verdhezinjtë janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement