“A jeni gati për një koktej margaritas”. Rita Ora sot ka treguar edhe aftësitë e saj në koktej të tequilas por edhe në kuzhinë, ku edhe ka dhënë këshilla në Instagram
Rita Ora tregoi anën e saj të lezetshme në Instagram ku dha këshilla interesante, paksa qesharake, se si të bëni koktej të akullt margaritas.
29 vjeçarja për këtë ka përdorur brendin që e reklamon, Tequila, për të bërë një pije të tillë derisa ka përdorur edhe Nutribulletin pasi që ajo nuk ka pasur dridhës të koktejit për ta shkundur atë me dorë.
Duke treguar të pasmet e saj të tonifikuar, Rita duket jashtëzakonisht sportive derisa punon në kuzhinën e saj për shkak të izolimit si pasojë e koronavirusit.
“Do të bëj diçka që jam e sigurt se e bëj mirë… një koktej për ta pirë. Në thelb do ju tregoj se si ta bëni një Margaritas në shtëpi sipas Ritës”, ka thënë ajo me humor. /GazetaExpress/







