RMV, prej sot hyri në fuqi regjimi veror për qarkullim të automjeteve të rënda - Gazeta Express
string(77) "rmv-prej-sot-hyri-ne-fuqi-regjimi-veror-per-qarkullim-te-automjeteve-te-renda"

Ballina

Gazeta Express

01/07/2024 15:07

RMV, prej sot hyri në fuqi regjimi veror për qarkullim të automjeteve të rënda

Ballina

Gazeta Express

01/07/2024 15:07

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë është vendosur regjim veror i qarkullimit, i cili ndalon qarkullimin e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, transmeton Portalb.mk.

Oraret janë si më poshtë:

Lexo Edhe:

  • E premte nga ora 17:00 deri në 22:00,
  • Të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe
  • Të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.

Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup, gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda të ngarkuara me peshë totale mbi 7.5 tonë, në intervalet e mëposhtme:

  • E premte nga ora 15:00 deri në 22:00,
  • Të shtunën nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe
  • Të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00.