Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë - Gazeta Express
string(105) "rohde-shkruan-ne-librin-e-ngushellimeve-per-kadarene-gjigant-i-letersise-e-solli-letersine-shqipe-ne-bote"

Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë

Lajme

Gazeta Express

03/07/2024 10:26

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.

Duke e quajtur “gjigant të letërsisë”, Rohde tha se Kadare përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë

Lexo Edhe:

“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde.

Ndërkohë, tre krerët e shtetit të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri për homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare./Express/