Skuadra e Romës ia ka dalë të kalojë fazën në grup të Ligës së Europës dhe duke e bërë një gjë të tillë, është “blinduar” si ekipi më i qëndrueshëm italian i 10 viteve të fundit.
Rezulton se në këtë dekadë, mes të gjitha skuadrave italiane të cilat kanë marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare, vetëm Roma ka qenë gjithmonë e saktë. Ajo regjistron 10 kualifikime në 10 pjesëmarrje të tilla, të ndara mes Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.
Me pak fjalë, verdhekuqtë kanë kaluar gjithmonë fazën e parë të turneut, duke qenë ekipi më i qëndrueshëm, ndërsa ekipe të tjera edhe me më shumë emër nuk ia kanë dalë shpesh ta bëjnë një gjë të tillë, siç ndodhi në edicionin aktual me Napolin.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...