Roma mposhtet nga Udinese, bie nga top katërshja - Gazeta Express
string(47) "roma-mposhtet-nga-udinese-bie-nga-top-katershja"

Futboll

Gazeta Express

02/02/2026 22:47

Roma mposhtet nga Udinese, bie nga top katërshja

Futboll

Gazeta Express

02/02/2026 22:47

Roma i dha fund serisë pozitive në Serie A, duke u mposhtur papritur 1-0 nga Udinese, me një goditje dënimi të devijuar nga Jurgen Ekkelenkamp që rezultoi vendimtare.

“Giallorossët” vinin nga një barazim 1-1 me Panathinaikosin në Ligën e Europës, ku luajtën për 75 minuta me një lojtar më pak dhe siguruan kualifikimin në fazën e 1/8 së finales.

Për këtë ndeshje u rikthye Mario Hermoso, por munguan disa emra të rëndësishëm si Paulo Dybala, Manu Koné, Evan Ferguson, Artem Dovbyk dhe Stephan El Shaarawy.

Udinese kishte probleme të shumta me dëmtimet, me Alessandro Zanolin që e ka mbyllur sezonin për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar, ndërsa Adam Buksa, Hassane Kamara dhe Jakub Piotrowski ishin gjithashtu jashtë.

Ish-lojtari i Romës, Nicolò Zaniolo, u rikthye në stol për herë të parë pas operacionit në gju.

Ndeshja nisi me presionin e Udineses, me portierin Mile Svilar që u detyrua të bënte dy pritje të mëdha në minutat e para ndaj goditjeve nga distanca të Arthur Atta dhe Ekkelenkamp.

Roma shpëtoi edhe nga një rast i rrezikshëm kur Gianluca Mancini largoi topin në momentin e fundit përpara se Keinan Davis të shërbente për Ekkelenkamp.

Pavarësisht përpjekjeve të Romës për të reaguar, ishte Udinese që gjeti golin e fitores në pjesën e dytë, kur goditja e dënimit e Ekkelenkamp u devijua nga muri dhe përfundoi në rrjetë, pa asnjë shans për Svilarin.

Lojtarët e Romës protestuan, duke pretenduar se faulli që solli goditjen e dënimit nuk ekzistonte.

Në minutat e fundit, Roma tentoi të barazonte, por u ndal nga pritjet vendimtare të portierit Maduka Okoye.

Me këtë humbje, Roma bie nga top katërshja e Serie A, duke qenë tashmë në vendin e pestë nën Juventusin, me 43 pikë, dy më pak se “Zonja e Vjetër” në vendin e katërt.

Ndërkohë, Udinese me tre pikët e sontshme renditet në vendin e nëntë me 32 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement